Në këtë situatë kur e gjithë Shqipëria është futur në karantinë dhe janë kufizuar në minimum lëvizjet, ndër të vetmit qytetarë që janë parë në Rrugën e Kombit ishin 7 shtetas sirianë.
Mesa duket ato kanë tentuar që të kalojnë ilegalisht kufirin për në Kosovë, si trampolinë për vendet e BE-së, por nuk ia kanë dalë.
Të shtatë shtetasit janë kapur nga policia e Kukësit dhe janë shoqëruar në ambientet e komisariatit. Sipas policisë shtetasit sirianë pas dhënise së dëshmisë do të përgatitet proceduar e transferimit të tyre drejt qendrës pritëse të emigrantëve në Babrru të Tiranës.
Ky nuk është rasti i parë pasi në Kukës shikon shpesh grupe të rinjsh nga Siria që kërkojnë të kalojnë me ccdo kusht në Kosovë duke shfrytëzuar të gjitha rrugët e mundshme qoftë edhe ato të ndihmës për kalim të paligjshëm.
Ky shqetësim kohë më parë, para situatës me koronavirusit në fakt u bë i ditur edhe nga drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Kukës Zija Sula në një takim me strukturat vendore në prefekturë e duke apeluar për koordinim të të gjitha institucioneve në parandalim të këtij fenomeni.