Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Në garë bashkë me Stresin, Eli Fara nuk i shpëton polemikave për Vera Grabockën: Pushteti i vetëm i saj është…

Eli Fara ishte e ftuar sot në emisionin “Klanifornia” ku foli për bashkëpunimin më të fundit me reperin Stresi, me të cilin do të konkurrojë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Këngëtarja tregoi gjatë emisionit se kishte dashur me kohë një bashkëpunim me një artist të ri si Arkimed Lushaj ndërsa zbuloi edhe titullin.

“Bohem. Jam bohem”, tha këngëtarja për titullin e këngës së re.

Përkundrejt kritikave që ka pasur këtë vit organizimi i festivalit dhe garës, Eli Fara theksoi se është e lumtur që merr pjesë në një prodhim artistik ku regjisore është Vera Grabocka.

“Për mua është një grua e rëndësishme e televizionit shqiptar dhe pushteti i saj është puna e saj”, u shpreh Eli Fara.

Këngëtarja shtoi se nëse ka këngëtarë me emër që janë pjesë e garës, atëherë janë të pashmangshme këto kritika.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *