Deputetja dhe njëherësh drejtuesja e vetëshpallur e opozitës së re Rudina Hajdari, edhe këtë sesion të ri parlamentar duket se nuk i kanë munguar emocionet, të cilat e kanë bërë që gjatë fjalimit të ketë probleme në artikulim.
Ndërsa ishte duke bërë premtime për shqiptarët, dhe njoftoi se ajo së bashku me grupin e saj do të nisin takimet qytet më qytet me banorët, për të qenë më afër problematikave të tyre, ka bërë një lapsus që i ka ndryshuar rrjedhën logjike të fjalimit.
“Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ajo, ndërsa vijoi më tej me deklaratën e saj, pa e kuptuar ç’kishte thënë më herët. Gjatë gjithë fjalimit të saj, Rudina është përballur me ngatërrime të fjalëve, ndërsa edhe Valdrin Pjetrin, kryebashkiakun e dorëhequr të Shkodrës e quajti Pjetrin.
Kjo mungesë logjike dhe artikulimi tek Hajdari është bërë hit në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as memet e shumta.