Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një email në adresat e shumë prindërve dhe mësuesve që do të mbyllet shkolla në datën 2 Nëntor.
Në emailin që u bë viral thuhej se do të mbyllet procesi mësimor për shkollat publike dhe jo publike duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3 mujore, si pasojë e shtimit të rasteve me Covid.
Por si qëndron e vërteta?! Burime nga ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se ky email nuk është i vërtetë. Burime zyrtare nga MSH përgënjeshtruan faktin se ishte marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se emaili është fals.
Kështu mund të qetësohen të gjithë prindërit, që mendonin se shkolla do të mbyllet sërish, dhe sigurisht që për informacione të tilla, do të duhet tiu drejtohen gjithnjë institucioneve zyrtare. Në fakt nëse sheh foton që u bë virale, ajo dukshëm ka elemente të photoshopit.
(E.K/Faxweb.al)