Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Në datën 19 flasim ndryshe”, banorët e Astirit ultimatum qeverisë: Me qytetari s’po merremi vesh!

Banorët e Astirit përmes një shkrese zyrtare drejtuar Policisë së Tiranës, kanë kërkuar leje që të vijojnë protestën e tyre, që tashmë vazhdon prej më shumë se 300 ditësh.

Me ndërhyrjet e reja në Kodin Penal çdokush që bllokon rrugët për të protestuar do të dënohet me 1 deri në 3 vite burg, dhe kjo ka pasuar me arrestimin e 21 banorëve të Astirit.

Megjithatë banorët janë të vendosur për të vazhduar protestën e tyre paqësore, në të kundërtën paralajmërojnë se në datën 19 qendresa e tyre do të përshkallëzohet.

“Sot ne oren 18:30 fillon protesta per mbrojtien e banesave.  Po i lem kohe qeverise te liroje protestuesit tane te pafajshm deri ne daten 18 . Ne daten 19 do flasim ndryshe. Me qytetari nuk merni vesh..”, shkruajnë banorët në faqen e tyre në FB.

Mbrëmjen e djeshme mes banorëve të arrestuar ishte dhe ish-deputeti demokrat Kevis Balliu, të cilit iu komunikua arresti në drejtorinë e policisë.

Shkresa e banoreve drejtuar Policise se Tiranes
Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *