Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në tryezën me përfaqësues të shoqërisë civile ku ka folur mbi gjendjen ku ndodhet vendi për shkak të krizës me rritjen e çmimeve dhe politikave të ndjekura nga qeveria.
Berisha tha se në asnjërin prej vendeve të rajonit nuk ishin rritur çmimet me 170% siç kishte ndodhur në Shqipëri, ndërsa shtoi se kjo diktohej nga Bordi i Transparencës i emëruar nga Rama dhe se zgjidhja e vetme ishte një reagim i fuqishëm me protesta.
Ish kryeministri, Sali Berisha: Nuk ka asnjë vend në rajon ku çmimet janë rritur me 170%. Të gjitha këto i diktojnë bordet komuniste që ky zotëri i ka vendosur. Është krijuar një klimë mbytëse për biznesin. Nuk merr asgjë parasysh nga qytetarët. Dhjetëra mijëra biznese dhe profesionistë do të lënë Shqipërinë. Rritja e çmimeve e çon inflacionin në 29%. Rrogat nuk janë rritur, asgjë nuk ka ndodhur përveç shtërngimit të rripit. Në këtë kontekst, përgjigjia jonë është jetike. Reagimi i fuqishëm i shoqëeisë civile dhe i personaliteteve është i pazëvendësueshëm.