Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Në 2013 u ankua për financat publike, sa është borxhi ‘i fshehur’ që ka grumbulluar vetë Rama gjatë 8 viteve në pushtet

Kur erdhi në pushtet 8 vite më parë, Rama shprehu shqetësimin për financat publike, për shkak të borxhit të fshehur pas detyrimeve të prapambetura, thënë ndryshe pagesave që qeveria nuk kishte arritur t’i paguante në kohë dhe ishin mbledhur përgjatë viteve.

Por pavarësisht premtimit të bërë biznesit, problemi i detyrimeve të prapambetura nuk u zhduk asnjëherë dhe sot borxhi ndaj të bizneseve dhe qytetarëve i kalon sërish dhjetëra miliarda lekë, madje duke u rënduar për shkak të pandemisë.

Detyrimet e qeverisë llogariten deri në fund të dhjetorit 2020 në 6.96 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe i takojnë vendimeve gjyqësore, kryesisht për largime të padrejta nga puna. Por borxhi është i lartë edhe për pagesat e pashlyera ndaj kompanive për kontratat e investimeve, shërbimeve, mirëmbajtjes, prokurimit të mallrave, e të tjera.

Këtij borxhi i shtohen edhe 9.79 miliardë lekë për rimbursimin e pashlyer të TVSH-së, ku për pjesën më të madhe është vendosur t’i paguhet me këste dy kreditorëve më të mëdhenj: TAP dhe Devoll.

Nga ana tjetër edhe pushteti vendor ka detyrime të konsiderueshme, që shkojnë sot në mbi 7 miliardë lekë, me të njëjtat probleme si institucionet e qeverisë qendrore, por më të theksuar tek investimet, ku kanë një borxh prej 3.7 miliardë lekësh. Pra bashkitë kanë kontraktuar kompanitë për punime, që janë bërë po nuk janë paguar.

Vetëm këto tri grupe detyrimesh të prapambetura shumohen në 23.8 miliardë lekë, apo rreth 193 milionë euro. Kjo përbën jo pak, por 1.5% të PBB-së dhe së bashku me pagesat e detyrueshme për koncesionet dhe PPP-të, e çon nivelin real të borxhit publik në shifra shqetësuese për shëndetin e financave publike./A2Cnn

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.