Fadil Kasemi, ish-bashkëshorti i gjykatëses Fildez Hafizi ka dhënë sot në Gjykatë dëshminë e tij lidhur me vrasjen e saj, po edhe marrëdhënien mes të dyve para ngjarjes.
Kasemi është shprehur se ai ka qenë financuesi i të gjitha shkollave që Hafizi kishte kryer, mirëpo pas magjistraturës gjithçka kishte ndryshuar.
Ai është shprehur më tej se edhe për 14 shkurtin që ai kishte kërkuar që të dilnin bashkë, ajo ishte shmangur duke thënë se do të dilte me një mikeshën e saj.
Reagimi:
Për shkollën e magjistraturës e kam financuar unë edhe pse e kam bërë në një mënyrë jo të ndershme dhe jo ligjore. Deri para magjistraturës marrëdhëniet tona kanë qenë shumë të mira. Më pas filloi të më thoshte shprehje që nuk i kuptoja. Më mbyllte telefonin, më thoshte si do fëmijët, më thoshte që kaq të urtë jeni si vëllezër të gjithë, ke ndonjë armë të fshehur diku.
Një ditë pashë vjehrrën që mblidhte fotot e fëmijëve dhe Fildezit dhe më ka bërë përshtypje. Bënim nga një muaj pushime dhe së bashku me prindërit e saj, që i kisha me vehte. U kam paguar qeranë për 15 vite dhe asnjëherë s’jam interesuar sa e ka pasur gruaja ime rrogën. Më 13 shkurt 2015 i kam thënë Fildezes se ku do shkojmë për 14 shkurtin të festojmë.
Më tha që do dal me një shoqe se më ka blere nje shall, por unë i thashë mos është gjë lesbike shoqja. Më 2 mars 2015 më tha do iki tek babai duke më thënë çfarë do bëjmë se kështu nuk shtyhet. U zgjuan fëmijët dhe unë ika. E mora në telefon dhe i thashë prit të vij. Ajo kishte marrë një person dhe filloi të nxirrte rrobat jashtë duke më thënë se do iki tek babai. Fejesën e Fildezes me mua e kam financuar unë.
Financimin e saj dhe emërimin në punë si edukatore dhe si drejtoreshë kopshti e kam financuar unë.
(E.K/FAXWEB.AL)