Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ndryshimi i sistemit zgjedhor të bëhet më vonë”, Dashamir Shehi: U ndjeva shumë keq kur…

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi kërkon që ndryshimi i sistemit zgjedhor të diskutohet më vonë në tryezën e Këshillit Politik.

Ai u shpreh për “Opinion” se brenda një viti mund të ndryshojnë shumë gjëra dhe prandaj është mirë të pritet që ndryshimin e sistemit.

“Unë gjykoj që në një vit e gjysëm mund të ndodhin shumë gjëra, mund të dalin personazhe të reja, mund të ndryshojnë konjukturat. Mund të kemi në fushë një sërë faktorësh që mund ta kurbojnë këtë sistemin që është sot.

Atëherë unë gjykoj që është më mirë që sistemi të lihet në një lloj “stand-by”, nëse gjykojnë që është më mirë ndryshimi i sistemit…a janë dakord të gjithë? Kjo është zgjidhje pragmatike”, deklaroi aleati i PD.

Ai rrëfeu edhe një moment të vështirë të jetës së tij politike, kur kishte parë se emri i tij ishte i 11-ti në listën e PD në një lagje komunistësh.

“Unë jo kokë për kokë përplasem, por vesh për vesh e hundë për hundë, se unë e dua atë gjë. Herën e fundit kam kaluar vitet më të vëshira politike, se të vendosin një numër dhe prit tani çfarë voton lagjja komuniste.

Ndërsa mazhoritari po. Unë do thoja nëse do të ndryshohet sistemi, duhet t’i nënshtrohet një gjykimi më të ftohtë, të gjithë sistemet janë të mira”, deklaroi Dashamir Shehi.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *