Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ndryshimi i sistemi zgjedhor, KQZ rrëzon kërkesën për referendum

Është rrëzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkesa e 12 aktivistë të shoqërisë civile për të marrë autorizimin për të zhvilluar një referendum për ndryshimin e sistemin zgjedhor.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme 3 anëtarë të KQZ-së votuan kundër dhe dy perj tyre votuan pro duke rrëzuar kështu kërkesën për referendum nga shoqëria civile.

12 përfaqësues të shoqërisë, mes tyre edhe anetare te Vetëvendosjes, ju drejtuan zyrtarisht komisionit qendror te zgjedhjeve per referendum, pasi sipas tyre sistemi proporcional rajonal nuk bën përkthimin e sakte të votës në mandate dhe favorizon dy partitë e medha në dëm të forcave të reja e për këto arsye duhet ndryshuar.

“Ky sistem nuk arrin të barazojë fuqinë e votës në konvertimin në mandate deputetësh”,-thotë Kume. “Për të nxjerrë një deputet në qarkun e Kukësit duhen 14 mijë vota, ndërsa për një deputet në qarkun e Vlorës duhen 9 mijë vota”,-shpjegonte Brizida Gjikondi.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *