AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ndryshime për përdoruesit e Portit të Durrësit, tarifat e reja dhe dokumentacionet që duhet të plotësoni

Autoriteti Portual Durrës zbulon ndryshimet më të reja në dokumentacion apo në çmim për automjetet mbi 7.5 ton.

Burime për Faxnews nga APD, bejnë më dijë se hyrja e automjeteve mbi 7.5 ton në territorin portual  Shoqëritë e Transportit nuk kanë asnjë detyrim tarifor ndaj APD-së.

Këto Shoqëri duhet ti drejtohen Forcës së Sigurisë Portuale FSPD më një kërkesë për Leje-hyrjeje, në të cilën duhet specifikuar lista e automjeteve, së bashku me detajet e targës dhe emrat e drejtuesve të mjeteve.

Lista duhet të jetë e shoqëruar nga Kontrata mes Shoqërisë së Transportit dhe Operatorit që kërkon këtë shërbim dhe ku detajohen të dhënat e shërbimit dhe afatet e kësaj Kontrate.  APD sqaron se tarifa prej 250 lek  i paguhet APD-së nga Operatori që kërkon shërbimin nga Shoqëritë e Transportit.

Sipas Drejtorisë së Ekonomisë, Financës dhe Administrimit në APD, “Tarifat të cilat aplikohen për mjetet e transportit mbi 7.5 ton (për evadim malli deri 25 ton) që kerkojnë të hyjnë në territorin e Autoritetit Portual Durrës janë si më poshtë:

Çmimet

  1. Automjete mbi 7.5 ton …………. 250 lekë
  2. Leje hyrje automjeti e përkohëshme ………. 200 lekë

E njejta Drejtori, sqaron se njëlloj edhe kamjonët që punojnë për Shoqëritë e eksport-importit dhe që shfrytëzojnë tragetet e linjave nuk ka nevojë të paisen me Leje-hyrjeje në port. Mjafton të paraqesin në hyrjet e territorit portual Biletën e udhëtimit personale dhe të kamjonit (ose njoftimin pranë FSPD-së të prenotimeve nga Agjensitë e lundrimit).

Kohët e fundit disa shoqëri transporti kanë paraqitur vetëm kërkesën me listë pa Kontratat respektive me operatorët që kërkojnë këtë shërbim-shkruan APD për të gjithë të interesuarit.  Në zbatim të Udhëzimit të sipërpërmendur, Forca e Sigurise së Autoritetit Portual, nuk i lejonte të hynin brenda teritorit të Autoritetit Portual Durrës për “Mangësi Dokumentacioni”.

Hyrja mund të kryhej vetëm duke paguar tarifën për leje-hyrje automjeti prej 200 lekë të reja pa tvsh.

(J.D/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.