AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ndryshime në Kushtetutë, jo vetëm në kodin Zgjedhor”, çfarë thanë pas takimit për Reformën Zgjedhore përfaqësuesit politikë

Në përfundim të tryezës për reformën zgjedhore, përfaqësuesi i PS-së dhe bashkëkryetari i Reformës, Damian Gjiknuri zbuloi detaje se çfarë u diskutua në këtë takim.Edhe pse e konsideroi 15 marsin si një datë ambicioze, Gjiknuri tha se nëse ka vullnet politik, gjithçka është e arritshme.

“Disktum për të gjitha çështjet që janë objekt i punës së Komisionit të Reformën Zgjedhore, duke filluar nga përmirësimi i administratës, financimi i fushatës, krimet zgjedhore, edhe disa shqetësime të ngritura nga opozita. E kam deklaruar edhe një herë për cështje që ata i mendojnë shumë specifike të vijë më propozimet e tyre.

Ne kemi një afat dhe duhet të mbyllet në 15 mars. Sot ishte një takim për dakordësuar afatet edhe temat që janë përt ë diskutuar. Ne jemi të gjëjmë konsensus për të gjtiha çëshjet. Nëse ka vullnet ne deri në 15 mars mund t’i kemi zgjidhur çëshjet që deri tani palet janë të ndara. Sot ishte një takim për të dakordësuar axhendën e punës dhe afatet.” u shpreh Gjiknuri.

Ndërkohë anëtari i Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka thënë se opozita është e angazhuar për ecur me shpejtësi në drafte.

“Sot u mblodh grupi i përfaqësuesve politikë prej katër përfaqësuesish dhe grupi i ekspertëve që do të punojë pranë nesh, siç është rënë dakord në Këshillin Politik.

Sot ne miratuam axhendën e Reformës Zgjedhore duke përcaktuar edhe afate gjatë së cilës, përgjatë këtij procesi kur do të ketë kontribute dhe miratim të paketave të ndryshme.

Ajo që ka rëndësi është se me këtë dokument të sotëm dhe metodologjinë që ai përfshin, i hapet puna rrugës konkrete për të diskutuar dhe miratuar propozime për Reformën Zgjedhore.

Opozita është e angazhuar maksimalisht për të ecur me shpejtësi me drafte, me propozime konkrete, duke marrë në konsideratë punën që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore që në kohën kur opozita ishte palë e atij Komisioni.”- tha Bylykbashi.

Për bashkëkryetaren e komisionit për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari, reforma zgjedhore nuk përjashton ndryshimet në kushtetutën e vendit, jo vetëm në Kodin Zgjedhor. Në një prononcim për mediat në përfudim të takimit, Hajdari çmoi si shumë të rëndësishme transparencën në këtë proces, ndërsa theksoi se gjithçka kryhet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtareve.

“Ramë dakord për kalendarin, çështjet që do shtrojmë. Të gjitha duan kohën e duhur dhe seriozitetin e duhur që te jemi në gjendje të arrijmë në dakordësi. Me rendësi është të arrijmë në një produkt final, që të jetë i duhuri dhe më i përshtatshmi për të garantuar të drejtën e zgjedhurit, t’i heqim presionin politik, që qytetarët e kanë patur të pamundur të mendojnë të lirë.”- tha Hajdari.

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *