Krimi mjedisor është një nga veprat penale që ndonëse ka pasur ndikim negative të drejteperdrejt në jetën e qytetarëve, nuk është ndëshkuar nga drejtësia. Sazan Guri është ambientalisti që ka vënë me dhjetëra herë në lëvizje drejtësinë për të luftuar krimin mjedisor dhe dënuar përgjegjësit.
Për here te pare eshte Gjykata e Vlorës ajo qe ka dhene nje denim per kete krim. Gjyqtari Skënder Haluci ne 18 shtator deklaroi fajtor dhe denoi me 4 vite burg shtetasin turk Gunai Turkler per akuzen e ndotjes se ujerave parashikuar nga neni 203.
Te njejten mase denimi kishte kerkuar edhe prokurori i ceshtjes. Turkler ishte kapiten I anijes Ismail Kaptanoglu, e cila ne 23 maj 2016 ka derdhur ne plazhin e Zvernecit bitum per pasoje plazhi eshte ndotur ne nje siperfaqe te konsiderueshme.
Per gjykaten eshte provuar se shtetasi turk e ka kryer vepren penale dhe per kete duhet te vuaj denimin pasi ai te marre forme te prere. Nderkohe ne kallezimin e depozituar nga ambinetalisti Sazan guri thuhet se nuk eshte rasti i pare që ndotet plazhi i zvernecit ne vlore, pasi me 6 korrik 2010 eshte ndotur me bitum dhe vitin e kaluar me 300 tone nafte.
Ai shprehet se anije te ndryshme vijne ne shqiperi per te derdhur ujerat qe perdoren per ballancen e anijeve, por ne te vertete eshte nafte. Sipas kallezimit te gurit anija Ismail Kaptanoglu ka derdhur nafte ne det dhe kjo gje eshte bere e vazhdueshme. Per kete ai thote ne kallezim se eshte e perfshire edhe petrolifera.