Psikologu Ylli Pango gjatë një lidhje më Skype që zhvilloi për televizionin Fax News foli mbi situatën pandemike që po kalon vendi si pasojë e pandemisë.
Ai u ndal më shumë tek raporti i njeriut me këtë situtuatë të jashtëzakonshme por jo të pa ndodhur më parë. Historia globale ka patur edhe histori të ngjashme si kjo dhe më të rënda shprehet Pangoi duke iu referuar murtajës, sarsit etj.
Psikologu tha se kjo gjendje ndikon shumë edhe në përsonalitetin e njeriut pasi ky i fundit e gjen veten në një situatë që ka vështirësi ta menaxhojë duke iu referuar rutinës.
Shembull për këtë mori moshën e tretë kur tha se ata e kanë më të vështirë se çdo grupmoshë tjetër, pasi përveç se gjenden vetëm në shtëpi edhe kanë nevojë të dalin për ajër më të pastër.
Ai kujtoi një gjë interesate nga koha e komunizmit kur tha se shumë veta kur dilnin në pension nuk jetonin shumë pasi nuk e përballonin izolimin ose ditën pa plan.
Lidhur me masat që po merren në rang global ai tha se janë masa që do shënojnë jetën tonë pas karantinës pasi bota duhet të jetë më e bashkuar për ti përballuar këto situata.
Për këtë ai iu referua Bill Gates që tha para pak vitesh se duhet të kemi më shume investime në mjekësi për të përballuar luftëra të tilla.
https://www.facebook.com/faxnews.all/videos/3099997740030750/?t=1112