03:44 | 01/04/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndeshja Shqipëri-Itali, akset rrugore që do të bllokohen në Shkodër, masat e policisë

08:02 | 09/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndeshja Shqipëri-Itali, kujdes kur shkruani në rrjetet sociale, Policia ju monitoron

Për ndeshjen Shqipëri-Itali që do të zhvillohet në Shkodër policia do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e qytetit Shkodër dhe tifozeritë ardhur nga, rrethe të tjera të Shqipërisë, Kosova dhe vende të tjera të Europës, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi”, se D.V.P Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

1. Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimorë, rrugë e cila do të orientohet dhe monitorohet nga shërbime policore.

2. Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende: • Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit. • Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”. • Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve. • Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

3. Nga ora 08:00, datë 09.10.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore: • Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00, datë 09.10.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nga ora 12:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00. • Unaza perendimore,duke filluar nga Rr. “Bajram Curri”deri te Rr. “Ibrahim Rugova”. • Rruga “Muhamet Dibra” deri tek parkimi i stadiumit.

4. Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga “Bujar Bishanaku”, do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.

5. Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

6. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “Bujar Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.

7. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

8. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

9. Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore: • “Xhabije – Parrucë” • “Sheshi 2 Prilli – Parrucë” • “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë” • “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

10. Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20:45dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17:00.

11. Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

12. Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” tëtregohen mirëkuptues duke mbyllur aktivitetet e tyre në orën 14:00. 13. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv dukepërdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë. Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: masatndeshjapoliciashqiperi - itali
Pas

Elia Zaharia dhe Princ Leka festojnë 1-vjetorin e martesës (FOTO)

Para

Rama mbledh kryesinë e PS-së dhe ministrat në orën 09:00, çfarë do të diskutojnë

Para
“Rama nuk ka asgjë të mirë nga ‘Fronti i Perendimit’, rrezikon falimentin e shtetit”

Rama mbledh kryesinë e PS-së dhe ministrat në orën 09:00, çfarë do të diskutojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çfarë e sëmuri Bethovenin”, ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Akuzohen për trafik qeniesh njerëzore/ Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu pas 3 muajsh, vendosen në arrest shtëpiak

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Unë e kam parë atë të zhveshur, nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij

Imazhi i shqiptarëve të diasporës në Itali, flet Artur Rexho: Jemi plotësisht të integruar, rastet e vrasjeve dhe dhunës janë sporadike

Rusia lëshon bomba në përvjetorin e rimarrjes së qytetit të pushtuar të Ukrainës nga Rusia

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”, Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta: Di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt

Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat si pasojë e stuhisë, 12 të plagosur, një në gjendje të rëndë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.