Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ndërtimi i thertores nga pushtetarët, banorët në protestë: Pasoja katastrofike për zonën (Fotot)

Banorët e Laknasit kanë dalë në protestë ditën e sotme para Bashkisë së Kamzës dhe kundërtshtojnë ndërtimin e një thertoreje sipas të cilëve po ndërtohet nga pushtetarët, dhe që ka pasoja katastrofike për zonën.

Sipas tyre, për ndërtimin e thertores do të priten pyje, diçka e cila do të shkaktonte përmbytje të tokave dhe shtëpive nga lumi I Tiranës.

Protestës i është bashkuar edhe ambientalisti Sazan Guri dhe aktivisti Alon Kalaja i cili përmes një shënimi në rrejtet sociale shprehet:

“Me banoret e Laknasit, “Plepat e Brukes”, ishim sot para Bashkise Kamez, per te protestuar dhe kundershtuar prerjen e pyllit ne zonen e tyre. Pushtetaret duan qe ne afersi te shtepive te bamoreve te ndertohet nje thertore e madhe, e cila do te sillte pasoja katastrofike per zonen. Nese priten pyjet dhe aty ndertohet thertorë, e gjithe kjo zone dhe keto shtepi do te permbyteshin nga lumi i Tiranes qe kalon perbri. Kjo zone ka gjithsej 3 thertore te tjera, pse duhet te priten peme dhe te shkaterrohet eko-sistemi per nje thertore te panevojshme. Pas protestes se djeshme dhe perplasjes me policine ne zonen “Plepat e Brukes”, sot me banoret vendosem qe t’a zhvendosnim protesten para Bashkise Kamez.
U kerkua ndalja e represionit nga ana e Policise Shtetit, Komisariatit Kamez, te cilet prej 10 ditesh shoqerojne banoret e zones ne polici. Gjithashtu dhe anullimi dhe ndalja e punimeve per kete projekt. U mor persiper nga pala tjeter pezullimi i perkohshem me 1 muaj i punimeve, derisa ceshtja te shkoje per te mare drejtesi ne gjykate. Nderkohe banoret kane kontraktuar 2 avokate dhe inxhinierin Sazan Guri, ne cilesine e ekspertit. Ne fund te protestes u tha se nese do te jemi te bashkuar, asgje nuk do te na ndale dhe komuniteti “Plepat e Brukes”, Laknas, do e fitoje kauzen e drejte”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *