I ftuar ditën e sotme në FaxNews ka qënë eksperti mjedisor dhe aktivisti Lavdosh Ferruni.
Ferruni ka folur ditën e sotme për FaxNews për dhënien e lejes së inceneratorit të dytë në vend, pas atij të Elbasanit.
Sipas Ferrunit, aid he banorët që janë pala paditës janë besimplotë që do ta fitojnë këtë process gjyqësor.
I pyetur për shkeljet që ka ndërtimi i inceneratorit, Ferruni ka numëruar disa prej tyre.
“Në këtë kauz ka kaq shumë shkelje sa që e kam shumë të vështirë ti përmend të gjitha. Ajo që është flagrante është që inceneratori po ndërtohet në një fshat të Fierit që nuk ka studim. Studimi për dhënien e lejes nuk është bërë fare për këtë zonë. Unë mendoj se do të ketë një moment kur qeveria të tërhiqet nga kjo gjë.
Inceneratorët janë ndotësit më të mëdhenj në planet. Ata lëshojnë helmet më të fuqishëm.
E vendosur në një vend si Shqipëria është shkatërrim, sepse ne nuk kemi ekspert të mirëfilltë për këtë gjë.
Ne kemi precedentitn e Elbasanit, i cili ka tashmë ka 4 vjet që koncesioni është në kontratë dhe nuk është shituar asnjë kË në dobi të komunitetit.
Kjo gjë nuk funksionon sepse mbetjet organike janë me nivel të lartë lagëshie, dhe smund të digjen sepse nuk e kanë fuqin kalorifike të nevojshme.
Ne jemi në situatë që shumë shpejt njerzit mund të dalin në rrugë dhe të bëjnë protestë.
Sepse nëse inceneratori vendoset në punë, atëherë ne do të na duhet të importojmë plehra, gjë që është e pamundur sepse është e ndaluar me ligj.
Ai do të ngelet si një fasadë që nuk punon, dhe do jemi një incinerator në Elbasan që nuk punon, një një Fier dhe një në Tiranë, sepse mendohet që të ndërtohet dhe një tjetër incinerator.
Në kushtet e Shqipërisë është shumë e mundur që riciklimi të kryehet dhe të ketë valencë të madhe. “
Pas ndërhyrjes së gazetares për konsultimin me publikun, si një masë e detyrueshme dhe e parashikueshme nga ligji eksperti i mjedisit ka thënë:
“Jemi para një situate shumë të cuditshme. Janë bërë takime, janë mbajtur shënime, dhe procesverbale. Madje është shprehur në procesverbal që publiku është larguar dhe nuk e ka pranuar këtë gjë. Edhe pse është kundërshtuar masivisht, kjo gjë nuk është argumetuar aspak, edhe pse ligji e kërkon.
A ka nevojë shqipëria për 3 inceneratorë, Shqipëria mund ta pranonte një incinerator, por jo si ai I elbasanit. Shpesh ka vëmendje rastet kur shifrat janë të mëdha, dhe kur pubiliku percepron se këto shifra duhet të jenë mëtë vogla. Ka një aferë aty brenda.
Nga studimëet që ne kemi bërë vlera e incenerastorit në qytetin e Fierit është 4 herë më e vogë. Për 30 vjet që ky incinerator do të jetë në punë do të jetëe një ndotje shumë e madhe për mjedisin dhe njeriun.”
Lavdosh Ferruni e ka përmbyllur fjalën e tij duke u shprehur se aid he banorët e fshatit të Fierit në të cilin është duke u ndërtuar inceneratori janë shprehur besimplotë për vendimin e Gjykatës Administrative.
“Jemi besimplotë për këtë kauzë. Me provost që ka gjykata, do vendos që të pezullohen këto leje që janë dhënë.”