Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreShëndetiTe FunditTe Gjitha

Ndërron jetë pacientja me COVID-19 në Tiranë, shkon në 6 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht se ka ndërruar jetë në spitalin infektiv pacientja 71-vjeçare, e cila vuante edhe nga hipertensioni por që prej 7 ditësh ishte diagnostifikuar me COVID-19.

“Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë” njofton ministria.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e cila ka humbur jetën nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe njëherësh u bën thirrje qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *