Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së artistes Hueyda El Saied e cila u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen e pashërueshme.
Meta me një dedikim prekës kujton artisten Hueydën si simbol të mirësisë dhe suksesit.
Mesazhi nga Ilir Meta:
Të dashur Gabriel dhe Thierry,
Humbja e parakohshme e Hueydas tuaj të shtrenjtë dhe shumë të dashur për ne, na lëndoi të gjithëve.
E lexova me shumë emocion dedikimin tuaj prekës dhe më lejoni të ndaj me ju dhembjen e madhe, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndjera, por edhe solidaritetin për gjithçka shprehni me fjalë zemre.
Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit, artiste e jashtëzakonshme, me kurajë, guxim të rrallë dhe sharm të mahnitshëm, e cila me arritjet e saj fitoi simpatinë dhe respektin e të gjithë shqiptarëve, duke u shndërruar në një model të përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë.
Do ta duam dhe do ta respektojmë gjithmonë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të saj!