Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Gjeneral Brigate, Ndriçim Sallaku, i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim thotë se ndihet e trishtuar dhe e tronditur për humbjen e tij, sakaq shton se ajo pati nderin të punonte me të për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri
“Jam thellësisht e trishtuar dhe e tronditur për vdekjen e gjeneral Ndriçim Sallaku. Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patëm nderin ta njohim këtë patriot dhe të punojmë me të për te forcuar partneritetin SHBA- Shqipëri. Ai vdiq shumë herët. Ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij. Pushofte ne paqe,” shkruan Kim.
(E.H/Faxweb.al)