Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka dhënë deklaratën e tij për mediat. Ajo që kreu i Grupit Parlamentar ka theksuar është forcimi i Partisë Demokratike. Të gjitha palët sipas Bardhit duhet të vijojnë me thirrjet për bashkimin e demokratëve duke bërë kështu forcimin e opozitës përballë kundërshtarëve politikë.
Bardhi: Është e vetmja trupë që ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve dhe mospërçarjen e tyre që sjellin humbjen e opozitës dhe forcimin e kundërshtarëve
Unë nuk paragjykoj asnjë vendim të asnjë institucioni të PD-së. Detyra e çdo grupi përfaqësues të demokratëve duhet të jetë forcimi i PD-së. Nëse duam të vijojmë me procese që përçajnë PD- do ishte një gabim historik.
Unë kam një detyrë të rëndësishme edhe në momentin kur ndodhet partia, për të drejtuar Grupin Parlamentar.