Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçari gazetari i njohur shqiptar

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare gazetari i mirënjohur Sotiraq Gjordeni.

Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-korrespondentit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e ka dhënë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dega Durrës.

Në dhjetor të 2017, Unioni i Gazetarëve e kanë nderuar me ‘Certifikatë Mirënjohjeje’ për rolin dhe kontributin e tij të çmuar në raportimin me vërtetësi të ngjarjeve dhe realiteteve të Durrësit para dhe gjatë viteve ’90.

Gjatë të gjithë jetës deri në çastin e daljes në pension, Gjordeni iu përkushtua gazetarisë dhe mbuloi me profesionalizëm raportimin e ngjarjeve të rrethit të Durrësit, duke u shndërruar në një shkollë gazetarie, me profesionalizmin dhe saktësinë që e karakterizonte.

Për një kohë të gjatë, Gjordeni ishte korespodent i gazetës ‘Zëri i Popullit’ për Durrësin, duke qenë një figurë qendrore i publicistikës durrsake.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *