Ndahet nga jeta në lule të rinisë kryetarja e FRESH në Tiranë, dhimbje e madhe në PS (Foto)

Ndahet nga jeta në lule të rinisë aktivistja e PS, saktësisht kryetarja e FRESH Njësia 6 Rajselda Hamza.

Lajmin e kanë bërë me dije miq e shokë të saj në rrjetet sociale, ndërkohë Faxweb.al mëson se Hamza është e reja që u aksidentua ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Vorë ku një furgon mallrash doli nga rruga duke u përplasur me mbrojtesen anësore dhe që mbeti i plagosur rëndë edhe drejtuesi i mjetit.

“Njesia Administrative Nr.6 i shpreh ngushellime familjes Hamza per humbjen e njeriut te shtrenjte. U prefsh ne paqe Rajselda !”

Ndër ta edhe Eljo Hysko, ish kreu i FRESSH, aktualisht deputet i Partisë Socialistë i cili ka publikuar një foto me vajzën e ndarë nga jeta dhe shkruan i prekur: “Ende nuk e besoj dot që kjo është e vërtet! U largove shumë herët e mira Rajs! Paqja qoftë me ty!”.

Përcjellja e saj për në banesën e fundit do të bëhet sot, e hënë, 15 korrik.

Vetëm disa minuta pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Vorë, ku humbi jetën një person (pasagjerja Rajselda Hamza), ndërsa drejtuesi i mjetit me të cilin udhëtonin është në gjendje të rëndë, Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen.

Sipas Policisë, në aksident është përfshirë një furgon mallrash ndaj të cilit drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur me borduren e rrugës.

Ndërkohë, po sipas bluve, “drejtuesi i mjetit është shtetasi me inicialet A.K., 28-vjeç ndërsa pasagjerja e cila edhe ka ndërruar jetë, nuk është identifikuar dot për shkak të plagëve të marra”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Në rrugën dytesore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor në gjëndje kritike për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(E.K/Faxweb.al)

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit