Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur, Aleksandër Lalo

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të djele kompozitori Aleksandër Lalo. “Fax News” raporton se kompozitori Lalo ndërroi jetë në spital.

Aleksandër Lalo është kompozitor shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.

Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme.

Kompozime të Aleksandër Lalos:

Tingujt e harresës(1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni(1989)

Treni niset më shtatë pa pesë(1988)

Dy herë mat(1986)

Fjalë pa fund(1986)

Asgjë nuk harrohet(1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari(1981)

Gëzhoja e vjetër(1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit(1976)

Emblema e dikurshme(1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin(1974)

Odiseja e tifozëve(1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)

(J.V/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.