Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ndahet nga jeta ish-drejtori i Galerisë së Arteve, Kumbaro: Le vepra shumë të mira mik!

Është ndarë nga jeta Gëzim Qendro, drejtor i Galerisë së Arteve në periudhën1998-2002, kritik dhe historian i njohur i artit.

Ai ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë që vuante prej disa kohësh.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka komunikuar dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Ajo shkruan se largimi i Qendros ka lënë një boshllëk të madh te të gjithë miqtë e tij.

“Trishtim i madh! Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro.
Le vepra shume te mira mik!

Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden. Je i pazevendesueshem! Lamtumire!”, shkruan Kumbaro në statusin e saj.

(E.K/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.