Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Nami” me arrestimet në Vlorë, 5 persona vendosen në pranga brenda orësh (Akuzat)

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e paligjshmërive dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ndryshëm, Policia ka arrestuar 5 shtetasit e mëposhtëm:

  • E. Rr., 37 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Policia ka bërë ndalimin e tij për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”, pasi ky shtetas ishte drejtuesi i mjetit skrep, ku humbi jetën 60 vjeçari dy ditë më parë në fshatin Dukat.

  • E. M., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

  • E. D., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

  • M. Z., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

  • K. M., 39 vjeç, banues në Kaninë , Vlorë.

Ky shtetas u kap në qytetin e Vlorës pasi 39 vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme”, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 6 vite burg.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *