Sindikata e Naftëtarëve ka njoftuar përmes një postimi në facebook se i janë drejtuar Drejtorisë së krimit Ekonomik për mashtrim nga ana e avokatëve të cilët nuk i kanë përfaqësuar në gjykatë. Sipas sinidikatës avokatët mbrojtës i kanë marrë një shumë prej 5000 lekësh secilit prej naftëtarëve për t’i përfaqësuar në Gjykatë për marrjen e pagave të prapambetura, por nuk janë paraqitur asnjëherë duke mos e regjistruar çështjen.
Postimi i plotë: Përshëndetje kolegë naftëtarē, duke parë që kaluan rreth 3 vite që nuk zhvillohet gjyqi për pagat e prapambetura, kam kontaktuar avokatin, i cili ka cēshtjen tonë. Vazhdojnë të njëjtat justifikime , edhe pse u kemi dhënë nga 5000 lekë të reja për person. Akoma cështja nuk është rregjistruar në gjykatë.
Ditën e sotme i jam drejtuar Drejtorisë së krimit ekonomik, për mashtrim.
Të gjithë kolegët që kanë mandat pagesën në bankë, ta sjellin, pasi në bazë të faturave, do të bëhet dhe ankesa në drejtorinë përkatëse.
Shpesojmë që të gjithë personat që janë autorizuar për të zhvilluar gjyqin të reagojnë, ose të dorezojnë dosjen tonë, dhe të kontaktojmë avokat tjetër. Cështja është e jona, dhe nuk mund të zvarritet pa fund. Flm. Sokol Dautaj