Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur disa ditë më parë në zonën e Niklës, të shtetasit Kevi Hysa.
Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, një prej të ndaluarve të kësaj vrasje, Hysni Rama ka deklaruar se fillimisht ai dhe një miku i tij që është shpallur në kërkim janë zënë me grushte me viktimën dhe më pas ka ndodhur vrasja. Rama deklaron se nuk e ka shkrepur ai armën, por miku i tij, i cili nuk është kapur ende nga policia.
Hysni Rama ka deklaruar: “Së bashku me shokun tim A.T (i shpallur në kërkim nga policia) e kemi thirrur Klevin që të na jepte shumën që na detyrohej borxh (jo me fajde siç është thënë fillimisht). Na tha që nuk ka mundesi që ta shlyejë dhe debatuam fillimisht me fjalë, me grushta dhe më pas në përdorimin e armëve.
Nuk ishte hera e parë që i kërkojmë të na kthejë borxhin. Por nuk e kam qëlluar unë me armë por A.T. Dhe së bashku e groposëm për të zhdukur gjurmët. Se kam vrarë unë. Bashkëpunova por skam gjuajtur me armë.”
(E.K/FAXWEB.AL)