Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Zihen ditën në Kuvend dhe në darkë bëjnë pazare për të ndarë miliona”, Murrizi nxjerr zbuluar socialistët: Ministrja juaj ka fituar tendera

Deputeti Myslym Murrizi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Ballës në lidhje me tenderat sekret, ku ka rradhitur disa prej tyre, duke u shprehur se qeveria Rama ka shëmë tendera sekret.

Po ashtu Murrizi iu përgjigj edhe fjalimit të deputetit Ditmir Bushati, ku tha se zihen ditën në Kuvend hde në darkë bëj pazare me ministren e qeverisë tuaj për të ndarë miliona.

“Së pari Z. Balla unë nuk jam nga ato si vllezërit e tuj që të bëj opozitë për lajm dhe zihem ditën në Kuvend e në darkë tek një rezidencë private që quhet si burg privat, bëj pazare me ministren e qeverisë tuaj për të ndarë miliona.

Unë kam kërkuar ty personalisht që të mos mateni me lajka fejsbuku, sepse fituesja e tenderit është ministria e Fininancave në garën që është shapllur para pak kohësh mes jush.

Të kam kërkuar të jesh burrë e nëse ke tender hajde ndryshojmë ligjin dhe të shkojmë të matemi me reputacioin e të zgjidhem me votat e shqipatrëve për të cilët flasim.

Meqe ke marrë përsipër të justifikosh se nuk ka tenderat sekret, po të thëm:

Nga 2008-2013, qeveeria Berisha-Meta ka realizuar 20 tendera sekret. Nga 2014-2019 qeveria Rama ka realizuar 223 tendera skeret konfidenacia dhe vetëm nga Ministria e Mbrojtjes 10 milionë dëme ekonomik nga tenderat sekret dhe jo sekret.

Ndaj nga 12 dhjetori 2019- deri në prill të 2020, 4 milionë dollar ka marrë një kompani për tenderat sekret dhe ju jeni ndë dijeni. Aq shumë tendera sekret keni ju! Kur të vijë koha do të flasim tek SPAKU nëse ai nuk e ka karemelen në fyt.”- u shpreh Murrizi.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *