Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Myslim Murrizin e largojnë dhe nga drejtimi i PD-së në Lushnje, Basha dërgon dy të besuarit për riorganizim

Partia Demokratike vazhdon “ndëshkimin” ndaj deputetit Myslym Murrizi, i cili është përjashtuar nga të gjitha strukturat e partisë, pasi doli kundër vendimit të grupit parlamentar për të djegur mandatin.

Murrizi ishte edhe kryetar i degës së PD-së në Lushnjë, por pas përjashtimit, Lulzim Basha ka dërguar në këtë qytet Enkelejd Alibeajn dhe Sahit Dollapin, që është sekretar organizativ për të ristrukturuar degën e këtij qyteti.

Deputeti dhe zyrtari demokrat, janë takuar me demokratët e kësaj zone sot pasdite, ndërsa mësohet se në bazë të riorganizimit të ri do të ketë dy degë, përpos Lushnjës dhe në Divjakë.

Murrizi refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetit, duke dalë kështu kundër vendimit të PD dhe opozitës së bashkuar, si formë presioni për largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

Ai e argumentoi vendimin e tij se është një pro-amerikan dhe se përfaqëson vullnetin e popullit që e ka votuar, ndërsa ditë pas dite ka shpërthyer në akuza ndaj lidershipit të PD-së. (LEXO KËTU)

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *