Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka folur jashtë ambienteve të Parlamentit për mediat duke theksuar se shqiptarët nuk duhet tu shitet asnjë hipokrizi si Reformë Zgjedhore dhe theksoi kërkesat që kanë bërë.
“Asnjë hipokrizi nuk do iu shitet shqiptarëve si Reformë Zgjedhore. Kemi kërkuar lista të hapura dhe rekomandimet e OSBE-ODIHRIT”, tha Murrizi.
Ndërkohë Edmond Stojku u shpreh se listat e hapura garantojnë transparencë për publikun dhe rrisin garën mes forcave politike.
“Aksioni opozitar ka 1 vit që ka nisur. 3 grupet parlamentare dhe grupet e pavarur kanë votuar që atë kohë për lista të hapura që garantojnë transparencë, pavarësi të votës, garantojnë dhe financime elektorale të dyshimta deri sot. Por dekriminalizimin e zgjedhjeve e garantojnë listat e hapura. Mundësia e korruptimit të votës do të ishte e pamundur. Listat e hapura sjellin transparencën e plotë ndaj publikut, që rrisin garën mes forcave politike, është një kërkesë e kahershme, shumë para këshillit politik që ka vetëm 2 arritje, e para njohja e institucionit e parlamenteti dhe fillimi i një klime të mirë për ndërkombëtarët në vend”, tha Stojku.(A.M/Faxweb.al)