Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Do të votoja pro”, Murrizi i pari nga opozita që pranon mbjelljen e kanábisit: Myzeqeja e mbjellë me drògë, sa kushton një kile

Deputeti Myslim Murrizi, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama në lidhje me legalizimin e kanábisit për arsye mjekësore. Murrizi nuk u shpreh skèptik ndaj kësaj nisme, por që të votojë pro, ai tha se duhet të ketë arsye ekonomike dhe një treg të kontrolluar.

Megjithatë ai tha në “Top Talk” se,  është e vështirë që shteti do qëndrojë imun për të mos rënë prè e pazáreve për treg masiv. “Jam pro por jam dhe skèptik. Unë nuk mendoj se ne kemi një shtet imun që të mos bijë pre e pazárave të kësaj për treg masiv. Dhe e dyta koha kur është propozuar duket sikur është bërë për të hequr vëmendjen nga problemet e tjera. Është njëlloj si deklarata e Ilir Beqës apo aministia fiskale.

Unë mendoj se duhet parë me syrin e ekonomisë, pra kush janë vendet që presin këtë lëndë nga Shqipëria, sa të interesuara do jenë dhe cila është sasia që kërkohet.

Nëse mbillet e gjithë Myzeqeja do i shkojë 30 lek kg. Para nga syri i biznesit, nuk besoj se do jetë masive, licencat do jenë të kufizuara, sepse nëse marim Myzeqene, vëtëm Lushnja ka 36 mijë familje. Nëse bëhet masive nuk ka as vlerë në ekonomi.

Ata që e marrin përsipër nismën duhet të jenë të bindur kush janë vendet që kanë nevojë për këtë lëndë të parë dhe sa është sasia që kërkohet. Pra unë do votoja pro, vetëm nëse ka logjikë ekonomike”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *