Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Mustafa Nano e quajti imamin ”kokrra e mashtruesit”, gazetari rrëfen detajin: Analisti dy djemtë i ka myslimanë

Analisti Mustafa Nano e quajti mashtrues dje në studion e ”Opinion”-it imamin Elvis Naçi, pasi teologu e këshilloi të mos i futej ”detit se nuk dinte not”, kur Nano nisi të flasë për Kuranin. Edhe pse e quajti më pas injorant, imami Naçi nuk ia ktheu me të njëjtën monedhë, duke ia bërë të qartë që nuk e ka shenjëstruar asnjëherë në sy të besimtarëve ku ligjëron.

Por gazetari Ermir Hoxha sjell sot një detaj të panjohur për analistin. Sipas tij dy djemtë e Nanos janë myslimanë dhe nusja e njërit prej tyre ”nga ato kokë e këmbë”.

”Këshillë hem shoqërore e hem vëllazërore:

Po vërej një turfullim përzier eufori te një pjesë muslimanësh, karshi Mustafa Nanos lidhur me debatin e mbrëmshëm në Opinion.

Nëse Visi – siç ne e thërrasim shoqërisht dhe vëllazërisht po ashtu imam Elvis Naçin, do i kishte renditur Nanos arsyet se përse ai ka shmangur komente negative për të, në krye të tyre do kishte qenë meraku që dy xhematlinj, vëllezër të tij në fe, më saktë dy djemtë e Muçit – njërin prej të cilëve, Edin, e kam personalisht dhe mik, siç dhe vetë Muçin me të cilin na njohën redaksitë e medias këtu e 17 vjet më parë – të mos ndiheshin keq nga opinionet negative për babanë e tyre, përfshirë këtu dhe një motër muslimane, nga ato kokë e këmbë, për vjehrin e saj.”, shkruan Hoxha.

Për Hoxhën duhet ndarë personi nga fenomeni.

”Ndaj dhe, duke iu referuar etikës islame, e cila është mbrujtur me vetëpërmbajtje e durim, kijeni parasysh dhe këtë fakt kur vendosni ta linçoni verbalisht, mbi të gjitha pra, babanë e dy xhematlinjve dhe vjehrin e një motre.

Më së paku, përzgjidhni fjalët për të ndarë personin nga fenomeni. Sepse më së paku, dhe parë thellë-thellë, armiku ynë nuk është Muç Nano dhe ne, si komunitet, sfidat nuk i kemi me Muç Nanon, por me veten; me ato qindra problematike, sidomos të sferës etike, të cilat i vuajmë çdo ditë në jetën tonë komunitare, për të cilat duhet thënë nganjëherë “shyqyr që ata jashtë nesh nuk i dijnë të gjitha!”. Qofshi të nderuar!”, përfundon gazetari.

PJESË NGA DEBATI:

Nano: Për deklaratën ishte një pjesë aty, aty nuk ka asnjë të shkëputur, është një pjesë që ka shkëputur nga një adith, edhe imamët e thonë në gjithë botën. nëse gruaja refuzon burrin që do të bëjë seks gjatë gjtihë natës ka ëngjëj që e ndëshkojnë deri në mëngjes.

Imami: Jo, jo jo.

Nano: Si jo?

Imami: Është ajo që tha Redi dhe ky është gabimi. Zoti Mustafa është në lasë të parë dhe dinë vetëm pjesë e parë të trasmetimit kurse ne që kemi mbaruar universitetin e dimë që  është edhe për burrat njësoj.

Nano: Nuk është njësoj. Jo mos gënjeni njerëzit. Ma gjej mua këtë mua. Ku është kjo pjesë në kuran ku burri ndëshkohet ashtu si gruaja. do ta persekutojnë ëngjëjt deri në mëngjes.

Imami: I je fut një deti që nuk di not.

Nano: Unë jam përballë një njeriu që është kokrra e mashtruesit. Mos më trego mua detin, më trego çfarë di ti!

Imami: Bërtitja është një mungesë arguementi.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *