Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Narkotrafikanti ‘inteligjent’ shqiptar, punonte si murator për të fshehur gjurmët, si e nuhati policia aktivitetin kriminal të tij

Pasditen e djeshme, një shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Como-s. I arrestuari është shtetasi me iniciale  E.M., 39-vjeç, banor i ligjshëm i zonës së Cantu, i cili punonte si murator, raportojnë mediat italiane. Sipas tyre, shqiptari ishte me precedentë në fushën e drogës, pasi ishte kapur për tregtimin e kokainës.

Informacione nga arrestimi: Ditët e fundit, në Cantù, një vend afër Milanos, agjentët ishin duke kontrolluar disa të varur nga droga, të cilët kishin kokainë.

Ata kishin ‘nuhatur’ se furnizuesi ishte një banor në atë zonë dhe pikërisht këtu nisën hetimet, të cilat çuan në identifikimin personit dhe gjurmimin e tij.

Ndjekja e shqiptarit zgjati për disa ditë dhe përfundoi dje, pasi agjentët vunë re dy persona që shkëmbenin shpejt diçka. Një nga të dy ishte shtetasi E.M. Menjëherë policia ndërhyri duke arrestuar personat.

Policia mundi të sekuestronte kokainën, të të njëjtit lloj me atë të ditëve të fundit. Në bastisjen e shtëpisë së shqiptarit, u gjet edhe materiali i paketimit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *