Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Më mungon, e kam ndjerë shumë atë njeri”, Bjordi flet për herë të parë pas vdekjes së Adelajdës

Sapo përmendet emri i tij, menjëherë do t’ju vijë në mendje lidhja e tij e dashurisë me ish-gazetaren e Fax Neës, Adelajda Xhamanin.

I ftuar në emisionin “You & me” në NRG Radio, Bjordi ka folur për herë të parë publikisht, për gjithçka ka ndjerë në momentin endarjes nga jeta të Adelajdës.

Ai u shpreh se ata kanë kaluar një periudhë shumë të veçantë së bashku dhe se ishte bërë shumë keq kur kishte marrë vesh lajmin e hidhur.

“Është një person që mungon, edhe…nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuar unë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të empatizoja (ndieja) shumë për këtë njeri.

Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq,”- u shpreh Bjordi.

Më tej ish-banori i Big Brother kërkoi ndjesë pasi në një status në rrjetet sociale shpërtheu kundër të gjithëve e duke i quajtur komentuesit “kancer të kësaj bote”.

“Mund të kërkoj dhe pak ndjesë për atë moment…është pak situatë e vështirë, unë isha shumë i ngarkuar në atë moment. Kush më njeh e di që me rrjetet sociale nuk kam një marrëdhënie të mirë, pra nuk më pëlqen të ekspozohem dhe nuk i ve peshë fjalëve të njerëzve, se derisa i lexon janë vetëm gërma në një ekran dhe nuk janë asnjeri në jetën tënde.

Në atë moment, përveç trishtimit isha dhe shumë i nevrikosur dhe kur u akumuluan shumë fjalë nga shumë njerëz desha të kapja një person dhe të shfryja nervat me atë gjë,”- tha Bjordi.

Ditën kur Adelajda u nda nga jeta, Bjordi bëri një status që mori një vëmendje të madhe dhe shumë e kritikuan ish-banorin se ishte vonë për t’i thënë ato fjalë.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *