Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


SportTe FunditTe Gjitha

Mungesa para sfidës me Italinë, Kombëtarja shqiptare nuk ka asnjë qendërmbrojtës

Kombëtarja shqiptare duket se do të luajë me mungesa në ndeshjen me Italinë. Kristian Panuçi vazhdon të marrë lajme negative nga futbollistët e kombëtares shqiptare.

Vetëm një ditë më parë, janë dëmtuar dy lojtarë të tjerë, të cilët, në ndeshjet e radhës ndaj Spanjës dhe Italisë pritej të luanin si titullarë.

Në ndeshjen e Bundesligës mes Bajer Leverkusenit dhe Frajburgut, mesfushori Amir Abrashi la fushën e lojës në minutën e 28-të duke çaluar.

Sakaq, edhe Berat Gjimshiti ka pësuar një dëmtim, i cili e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarve të Beneventos për ndeshjen e sotme ndaj Napolit.

Mirëpo, këta janë vetëm dy nga futbollistët e dëmtuar, pasi po të fusim në listë edhe Ajetin që u dëmtua të shtunën, Balajn që ka disa kohë i dëmtuar, lista shtohet më shumë.

Mbi të gjitha kur kujtojmë Kukelin, Roshin dhe Mavrajn që janë të pezulluar. Kështu Kombëtarja shqiptare gjendet në vështirësi për futbollistë, para dy ndeshjeve të rëndësishme me Italinë dhe Spanjën. (D.D/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *