Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mundëson lëvizjen në kohë pandemie, të gjitha gjërat që duhet të dini për pasaportën e ‘famshme’ të vaksinimit

Komisioni Evropian ka paraqitur ditën e sotme, një pasaportë digitale vaksinimi, e cila do të ofrojë lëvizjen e lirë gjatë pandemisë. Në media është publikuar mënyra sesi mund të përdoret.

Çfarë kushtesh ekzistojnë për të marrë një “pasaportë”?

Certifikata do të lejojë të udhëtohet për turizëm në tre kushte:

1. Që personat të jenë vaksinuar me ndonjë prej vaksinave të aprovuara dhe të përdorura në territorin e BE-së, por shtetet anëtare mund të vendosin të pranojnë vaksina të tjera përveç kësaj, për të lejuar hyrjen në shtetasit e vendeve ku përdoren vaksina të tjera.
2. Që të kenë një test negativ ndaj Covid-19.
3. Që personat të kenë kaluar Covid-19.

Çfarë informacioni do të ketë në pasaportë?

Certifikata do të përfshijë një grup të kufizuar informacioni siç janë emri, data e lindjes, data e lëshimit, informacioni përkatës i vaksinës, testit, rikuperimit dhe një identifikues unik i certifikatës .

Këto të dhëna mund të kontrollohen vetëm për të konfirmuar dhe verifikuar vërtetësinë dhe vlefshmërinë e certifikatave.

Ku do të jetë e vlefshme?

Dokumenti do të jetë i vlefshëm në të gjitha shtetet anëtare dhe i hapur për Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën .

Kur do të dalë në treg?

Dokumenti, i cili pritet të jetë në dispozicion nga qershori, do të dalë në të dy versionet e shtypura dhe dixhitale dhe do të jetë ligjërisht i detyrueshëm për shtetet Anëtare. Certifikata do të jetë falas dhe do të jetë në dispozicion në gjuhën zyrtare ose gjuhët e shtetit anëtar lëshues dhe në anglisht.

Të gjithë njerëzit, e vaksinuar dhe të pa vaksinuar, duhet të përfitojnë nga një çertifikatë dixhitale jeshile kur udhëtojnë në BE.

Kush do të jetë në gjendje të ketë pasaportën?

Dokumenti do t’u jepet qytetarëve të BE-së dhe anëtarëve të familjes së tyre, pavarësisht nga kombësia, për shtetasit e vendeve të treta që jetojnë në BE dhe për vizitorët që kanë të drejtë të udhëtojnë në vendet e tjera anëtare .

Si do të garantohet vërtetësia?

Siguria dhe vërtetësia e certifikatës do të garantohen nga një Kod QR , i cili do të përmbajë informacionin kryesor të nevojshëm dhe një nënshkrim dixhital për të siguruar që certifikata është autentike.

Komisioni ka siguruar vendet individuale se do të krijojë një sportel për të siguruar që të gjitha certifikatat mund të verifikohen në të gjithë BE-në dhe se është i gatshëm t’i mbështesë ato në zbatimin teknik të certifikatave.

Çfarë do të ndryshojë për ata me pasaportë?

Shtetet mbeten përgjegjëse për të vendosur se cilat kufizime do të lehtësojnë udhëtarët, por ato duhet të jenë të njëjta për të gjithë mbajtësit e certifikatës së gjelbër.

Një shtet anëtar do të jetë në gjendje të vazhdojë të vendosë karantinë ose testimin për mbajtësit e një çertifikate dixhitale jeshile, por do të duhet të njoftojë Komisionin dhe të gjitha Shtetet e tjera anëtare dhe do të duhet të justifikojë vendimin.

Si do të mbrohen të dhënat personale?

Komisioni garantoi gjithashtu respekt të plotë për mbrojtjen e të dhënave personale. Në veçanti, në njoftimin e tij për shtyp, ai siguroi që asnjë e dhënë personale e mbajtësit të certifikatës të mos kalojë përmes sistemit të verifikimit dhe as nuk mbahet nga shteti anëtar që kryen verifikimin.

Komisioni gjithashtu ka siguruar që kjo strategji do të bëjë të mundur integrimin e certifikatave të përputhshme të lëshuara në vendet e treta.

A do të jetë masa përfundimtare?

Jo: masa, shpjegoi Komisioni, do të jetë e përkohshme dhe do të pezullohet sapo Organizata Botërore e Shëndetësisë të deklarojë fundin e urgjencës shëndetësore ndërkombëtare.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.