Studentët kanë vijuar edhe ditën e sotme protestat e tyre në të gjithë vendin, duke u vënë kyçin në shenjë revolte dyerve të universiteteve.
Kjo gjë ka shkaktuar reagimin e Policisë së Shtetit, e cila i ka paralajmëruar, se të tilla veeprime do të kenë pasoja për të ardhme e tyre profesionale.
Deklarata e Policisë së Shtetit:
Policia e Shtetit
Persona të caktuar kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke penguar dhe mohuar të drejtën e studentëve për të studiuar.
Në të njëjtën kohë, këta persona që kanë tentuar të cënojnë procesin mësimor, kanë konsumuar kundërvajtje administrative dhe vepra penale për të cilat do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse.
Policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë ngarkesën me barrë shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore që në hapat e parë të karrierës profesionale, barrë e cila mund t’u kushtojë shumë në të ardhmen e tyre profesionale.
(B.B/ Faxweb.al)