Në botë po ofrohen punë nga më të çuditshmet, por dhe mjaft të këndshme. Për të gjithë ata që mezi presin të vijë dimri e të veshin pandoflat, nga Britania e Madhe vjen një super ofertë pune.
Kompania “Bedroomathletics.com” kërkon të punësojë një person, puna e të cilit do të jetë thjesht të provojë pandoflat që prodhohen, nëse janë të rehatshme dhe a mbajnë ngrohtë, transmeton Klanplus
Ai duhet t’i mbajë veshur 12 orë dhe më pas të japë vlersimin e tij. I gjithë ky “mundim” do të paguhet për rreth 4.600 Euro në vit.