Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në zonën e Mulletit në kryeqytet ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur.
Të shtënat kanë ndodhur gjatë një sherri mes disa të rinjve në zonën periferike të kryeqytetit. Fax News mëson se një person ka qëlluar me armë në ajër në afërsi të një kompleksi dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Paraprakisht gazetarja e Denisa Mahmutaj raporton se nga konflikti nuk ka asnjë person të plagosur. Ndërkohë policia ka ngritur grupin e punës dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)