“Mua vërtet nuk ma ndjen. Po ty?” , kjo ka qenë deklarata që zonja e parë e Amerikës ka zgjedhur ta bëjë përmes veshjes së saj, gjatë vizitës në një kamp refugjatësh në kufirin me Meksikën. Melanie kishte veshur një xhaketë në ngjyrë jeshile e cila shkruante nga pas “mua nuk ma ndjen, po ty?” dhe pantallona të bardha.
Janë të shumtë ata që e konsiderojnë këtë një mesazh për bashkëshortin e saj, Donald Trump pas vendimit të këtij të fundit për të ndarë në kufi nga familjet e tyre fëmijët e emigrantëve të paligjshëm.
Zëdhënësja e saj tha se zonja Trump nuk po dërgonte asnjë mesazh. “Është një xhaketë. Nuk ka asnjë mesazh të fshehtë. Pas vizitës së rëndësishme në Teksas besoj se media nuk do të merret me xhaketën. Ajo dëshironte të shihte nga afër situatën për çështjen e fëmijëve në kufi”.