AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Moti i keq, PD: Veliaj nuk mbajti premtimin për urën në Zall Bastar, paratë shkuan në Surrel

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në kryeqytet për shkak të reshjeve të shumta të shiut, ndërsa i është referuar rrezikshmërisë që paraqet një urë në Zall Bastar që rrezikon të merret përprara nga lumi.

Sipas PD-së. kjo është e vetmja urë ku nxënësit kalojnë për të shkuar në shkollë dhe, siç tregojnë pamjet, është një rrezik i përditshëm në stinën e shirave.

“3 vjet më parë, Erion Veliaj dhe Xhemal Qefaliaj inspektuan punimet e nisura për një urë të re, por në realitet nuk ka asnjë të tillë”, shkruhet në deklaratë duke shtuar se paratë e këtij investimi kanë shkuar në Surrel.

Deklarata e plotë: 

Reshjet e shiut kanë krijuar një situatë të rrezikshme në Zall Bastar. Mbi një mijë banorë janë pothuajse të izoluar, pasi e vetmja urë, në gjendje të mjeruar, është gati e mbuluar nga uji i vrullshëm i lumit.

Kjo është e vetmja urë, ku nxënësit kalojnë për të shkuar në shkollë dhe, siç tregojnë pamjet, është një rrezik i përditshëm në stinën e shirave.

Prej shumë vitesh banorët kanë protestuar, kanë kërkuar zgjidhje nga qeveria dhe bashkia për një urë të re të sigurt, por problemi i tyre nuk është zgjidhur.

3 vjet më parë, Erion Veliaj dhe Xhemal Qefaliaj inspektuan punimet e nisura për një urë të re, por në realitet nuk ka asnjë të tillë. 

Disa muaj më parë, kur protestuan për urën e munguar, banorët u thanë përfaqësuesve të PD, Gent Strazimiri dhe Abi Malltezi se fondet për urën e Zall Bastarit shkuan në Surrel, për kompaninë e ish kryetarit të komunës Dajt, Kujtim Qefaliaj, njëkohësisht edhe kryetar i njësisë administrative Dajt.

Zall Bastari është pjesë e Bashkisë së Tiranës, por premtimi i Erion Veliajt se “banorët e periferisë do të trajtohen njësoj si ata në ish Bllok, rezulton një nga mashtrimet e tij të shumta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *