Moti i keq shoqëruar me erë të fortë dhe det të dallgëzuar ka ndikuar në pezullimin e përkohshëm të punës në portin e Durrësit.
Dy tragete të linjës Bari-Durrës kanë mbëritur me tre ore vonëse në port. Ndërkaq lundrimi detar kryesisht i anijeve tregtare është pezulluar, përfshirë këtu edhe anijet e peshkimit. Sipas kapitenerisë, forca e detit regjistron 8 ballë dhe se situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe përgjatë orëve në vijim.
Moti i keq ka sjellë problematika dhe në qytet duke rënduar kështu trafikun dhe sjellë përmbytje ne lagjen 18 ku situata paraqitet problematike gjithmonë kur ka reshje shiu.