AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Mospajtimet mes meje dhe Ramës janë keqpërdorur”, Kurti: Kushti im për mini Shengenin

Mbrëmjen e sotme në emisionin kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka folur për mini Shengeni ballkanik, ku Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë pasur disa takime në lidhje me këtë ide, por Kosova nuk ka qenë deri më tani.

Arsyeja kryesore ka qenë mos njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë sipas Kurtit.

“Nëse mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë”, tha kreu i Vetëvendosjes.

Kurti është pyetur në “Open” është pyetur nëse ishin afër me PS-në dhe Ramën ku tha ndërsa ka shprehur disa kritika për mospajtimet mes tyre që sipas tij janë keqpërdorur.

“Shpreh pakënaqësinë time lidhur me keqpërdorimin që i bëhet kritikave dhe mospajtimeve mes meje dhe Ramës, dhe këto keqinterpretime bëhen nga ata që nuk duan bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Mospajtimet me Ramën keqpërdoren për fërkime që dikush i do me dy vendeve. Ka njerëz që janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë Kemi afërsi me PS-në, por dega jonë në Shqipëri, nuk është as pozitë dhe as opozitë. Unë nuk jam Bojken Abazi as Enis Sulstarova, ata drejtojnë degën e Shqipërisë dhe mund t’a pyesni atë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *