AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha
“Mos mi deformo fjalët”, Dudushi përplaset me analistin: Është kriminale të kalërosh mbi viktimat

Gazetari Alban Dudushi është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme me analistin nga Kosova, Dastid Pallaska.
Duke diskutuar për minishengenin dhe masakrën e Reçakut, Dudushi e pyeti analistin nëse ka protestuar në 2015 kur në Prishtinë shkoi Daçiç.
Ai shtoi në “Open” se është kriminale të kalërohet mbi viktimat e masakrës së Reçakut. Në kundërpërgjigje, analisti ka deklaruar se ai vetë ka reaguar gjithmonë në terren, jo në rrjetet sociale.
Debati mes Albana Dudushit dhe analistit:
Alban Dudushi: Bëjmë një parantezë. Masakra e Reçakut është e rëndë dhe çdo masakër është e rëndë, por është kriminale të kalërosh mbi viktimat.
Dastid Pallaska: Në radhë të parë tek masakra e Reçakut duhet pikë dhe jo por. Nuk ka por kur përmend masakrën.
Alban Dudushi: Mos m’i deformo fjalët. Thashë por për ata që kalërojnë mbi viktimat. Disa atje në Prishtinë dhe disa këtu në Tiranë.
Dastid Pallaska: Po ta them edhe njëherë duhet pikë tek masakrat.
Alban Dudushi: Po proteston në studio, protestove para dy ditëve. Por është për ata që reagojnë në facebook dhe kalërojnë në kurriz të viktimave duke u thënë, ja ai jua ka bërë.
Dastid Pallaska: Në facebook kanë reaguar familjarët e viktimave. Facebook kanë edhe familjarët e viktimave. Nuk jam dikush që linda në vitn 2000 dhe reagova me facebook. Pastaj e dimë se kush është mjeshtër i facebookut- iu kundërpërgjigj analisti nga Kosova.
- Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes8502 votes 53%8502 votes - 53% of all votes
- PS 28%, 4539 votes4539 votes 28%4539 votes - 28% of all votes
- Nuk do të votoj 9%, 1492 votes1492 votes 9%1492 votes - 9% of all votes
- LSI 5%, 785 votes785 votes 5%785 votes - 5% of all votes
- Të tjera 4%, 666 votes666 votes 4%666 votes - 4% of all votes