FlashSportTe FunditTe Gjitha

“Mos më krahasoni me të pakrahasueshmin”; Hazard admiron “armikun” e Realit

Eden Hazard, blerja më e re e Real Madridit, e ka njohur edhe një herë tjetër Leo Messin si të pakrahasueshëm me askënd tjetër, në krye të futbollit botëror. Ai e bëri deklaratën përkatëse nga një konferencë shtypi me kombëtaren belge, para ndeshjes kualifikuese me Skocinë, të martën, në kuadrin e “Euro 2020”.

Sipas “Mundo Deportivo”, kur u pyet nëse mund ta krahasonte veten me yllin e Barcelonës, Hazard tha me siguri: “Jo, është e pamundur. Është e vërtetë se kemi disa ngjashmëri, por nuk ka vend për krahasime. Jemi të dy trupvegjël dhe të shpejtë…, por ai shënon në të gjitha ndeshjet. Unë nuk e bëj dot këtë gjë. Unë nuk mund të krahasohem me të pakrahasueshmin”.

Një “përulje” e belgut ndaj pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Admirimi i tij për “10” e Barcelonës nuk është i ri. Në fillim të vitit, në një intervistë me HLN, kanalin televiziv të vendit të tij të origjinës, ai, gjithashtu, refuzoi ta krahasonte argjentinasin me Cristiano Ronaldon: “Nuk janë dy, lojtarët më të mirë në histori. Eshtë vetëm një, ai quhet Leo Messi”.

Në atë intervistë të vitit 2018, Hazard nënvizonte se i pëlqente shumë të ballafaqohej me Barcelonën dhe Messin. Duke folur për ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Ligës së Kampioneve (2017-2018), të luajtur në Londër mes Chelsea dhe Barçës (1-1), ai zbuloi në një intervistë:

“Të tre djemtë e mi ishin në atë ndeshje. Më i madhi është tifoz i zjarrtë i Messit. Ne të gjithë jemi tifozë të Leos. Djemtë dëshironin ta shihnin atë në atë ndeshje, sepse është një lojtar i veçantë. Madje, në atë ndeshje pati një moment kur e mora topin dhe ia pasova gabimisht një lojtari të Barçës. Më vonë më thanë se djali im i madh bërtiti që “babai im mendon se po luan me Barçën…”

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *