BotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Mos ma mbulo gojën”, dalin bisedat/ Çfarë i kërkoi Jamal Khashoggi vrasësve pak para vdekjes

Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi ende nuk është zbardhur plotësisht.

Dyshohet se gazetarit iu dha një injeksion vdekjeprurës pas një përplasje me agjentët në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Trupi i Khashoggi u shpërbë dhe u nxor nga ndërtesa me ndihmën e disa qeseve të zeza.

Sikurse shkruan “Daily Mail”, e cila i referohet sipas gazetës “Sabah” të Turqisë, gazetari saudit Jamal Khashoggi pak para vrasjes ai u kërkoi vrasësve që të mos ia mbyllnin, sepse vuante nga astma dhe mund të mbytej.

Gazeta “Sabah”, e cila është afër qeverisë së Turqisë, publikoi detaje të reja, nga regjistrimi i bisedës së Khashoggi me anëtarët e skuadrës që ishte dërguar për ta vrarë.

Sipas transkriptit, Maher Mutreb, një anëtar i skuadrës që ishte ngarkuar për ta vrarë, i thotë Khashoggi se ai duhet të kthehet në Riad për shkak të një urdhri të Interpolit kundër tij.

Gazetari kundërshton, duke thënë se nuk ka asnjë çështje ligjore kundër tij dhe se e fejuara i tij po e priste jashtë.

Sipas gazetës, Mutreb dhe një burrë tjetër janë dëgjuar duke provuar ta detyrojnë Khashoggi t’i dërgojë të birit të tij një mesazh ku i thotë të mos shqetësohet nëse nuk dëgjon asgjë prej tij.

Por Khashoggi kishte bërë rezistencë duke thënë: “Unë nuk do të shkruaj asgjë”.

Mutreb dëgjohet më vonë duke thënë: “Na ndihmoni ne, që të mund t’ju ndihmojmë. Sepse në fund, ne do t’ju çojmë në Arabinë Saudite. Dhe nëse nuk na ndihmoni, ju e dini se çfarë do të ndodhë në fund.”

“Sabah” botoi gjithashtu fjalët e fundit të Khashoggi para se ai të drogohej dhe të humbiste vetëdijen.

“Mos ma mbulo gojën. Unë kam astmë, mos e bëj. Do të më mbytni”, u tha ai vrasësve të tij.

Disa nga detajet e bisedave të transkriptuara të botuar nga “Sabah” janë tashmë në një raport të ngushtë të Kombeve të Bashkuara për vrasjen e Khashoggi që është lëshuar në qershor, ndërsa eshtrat e tij ende nuk janë gjetur.

Mbretëria ka vënë në gjyq 11 persona në procedime jo publike. Princi 33-vjeçar, Mohamed bin Salman vazhdon të ketë mbështetjen e babait të tij, i cili mohon çdo përfshirje në vrasje të djalit të tij.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *