AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Mos e ka blerë PD Bushatin?”, ironizon deputetja demokrate: Ju ra goja duke thënë…

Deputetja demokrate Rudina Hajdari në një shkrim në rrjetet sociale ka ironizuar zërat e politikanë në Partinë Demokratike, të cilët flasin pozitivisht për deputetin Ditmir Bushati, duke vlerësuar mendimin e tij ndryshe në Partinë Socialiste.

Hajdari shkruan me ironi se gjatë kohës kur ishte pjesë e Partisë Demokratike, në selinë blu, nuk lanë gjë pa e sharë dhe pa e akuzuar, kur vendosi që të mos djegë mandatin.

Madje deputetja e djathtë ngre edhe pyetje se mos vallë Partia Demokratike ka blerë Ditmir Bushatin.

“Ata që nuk lanë gjë pa më sharë e akuzuar mua, kur vendosa të mos djeg mandatin, tani ju ra goja duke thënë se sa e vlersojnë Bushatin, si një zë ndryshe brenda Partisë Socialiste. Vras mendjen mos e ka blerë gjë Partia Demokratike”, shkruan Hajdari.

Kujtojmë se ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është kthyer në një nga zërat më kritikë në Partinë Socialiste, duke dalë hapur edhe kundër kryeministrit Edi Rama.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *