Këshilltari i pavarur Astrit Ademi që propozoi titullin e qytetarit të nderit për kryeministrin Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin e Fax Neës Enver Doçi, ku ka treguar dhe arsyet e ndërmarrjes së kësaj nisme.
Ai u shpreh se Rama meriton më shumë se një titull për atë që ka bërë për Dibrën me ndërtimin Rrugës së Arbërit. Sipas Ademit ai ishte një vendim i pavarur i tij, dhe tha se Rama nuk ka të drejtë që ta mohojë titullin që i është dhënë.
“Arsyeja e parë që e kam propozuar është se kjo rrugë ka 28 vite që gënjejnë udhëheqësit dhe më në fund Rama e premtoi edhe unë i kam thënë shprehimisht që: Do ta na gënjesh edhe ti si gjë të tjerët. Faktikisht ai nuk ka gënjeu, dhe kanë nisur punimet. As kam bërë bisedë me stafin e kryeministrit, as më stafin e Bashkisë. Ajo ishte një ide personale e imja si këshilltar i pavarur, as me kryetarin e Bashkisë nuk e kam diskutuar.
Është një mirënjohje e popullit të Dibrës për atë rrugë që ne e kemi pasur ëndërr. Unë do të thosha edhe një gjë tjetër për këtë, që ditën kur ta mbarojë do t’i bëjë një bust Ramës, jo kryeministrit por Edi Ramës. Ku të jetë më i përshtatshëm do t’i bëj një bust me paratë e mira. Sepse është një tmerr të nisesh për Tiranë është tmerr për çdo dibran. Rama mori një vendim politik për ta refuzuar titullin, po ne do tia çojmë edhe me postë nëse është e nevojshme”, u shpreh këshilltari.
“Keshilltar i pavarur”!!! Edhe ky do jete nga camet e Dibres besoj… Turp per dibranet qe po i kapin prej hunde cifti i ketyre debilave