Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Mori 8 milionë lekë duke mashtruar vajzën e pacientes të shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’, Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal për Tire Alldervishi (Akuzat)

Ditën e djeshme u bë publike në media një rast flagrant i korrupsionit dhe abuzimit në sistemin shëndetësor, dhe më specifikisht në spitalin Covid 2.

Një sanitare duke u hequr si infermiere i zhvati vajzës së një pacienteje Covid një shumë të majme prej 8 milionë lekësh në mënyrë që t’i siguronte shërbim të posaçëm nënës së saj, por që një gjë e tillë nuk u mundësua kurrë.

Në lidhje me këtë fakt Prokuroria e Tiranës bën me dije se ka nisur procedim penal ndaj shtetases Tire Alldervishaj për kryerjen e veprës penale të ”Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal.

Kallëzimi ndaj sanitares së spitalit Shefqet Ndroqi është ngritur nga Eltjana Sinanaj, vajza e cila u mashtrua prej saj. Në njoftimin e prokurorisë, bëhet renditja kronologjike e shumave të ryshfetit që 32-vjeçaarja Sinanaj i ka dhënë sanitares.

NJOFTIM PER SHTYP: Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të ”Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal

Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për ti shërbyer mamasë së kallzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si inferimiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID 19 dhe ka nderruar jete po ne kete spital me date 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe qe më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital.

Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që ti jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqënëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin.

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallzuesja nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Shuma e paguar ne total eshte rreth 800.000 leke te reja pa llogaritur ilacet qe kallezuesja sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhene asaj me qellim qe te behej mjekimi i mamase se saj.

Komunikimet ndermjet Tire Alldervishi dhe kallezueses jane bere si verbalisht ashtu edhe nepermjet rrjetit te komunikimit Ëhat’s Up.

Eshte ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj eshte depozituar kerkesa e Prokurorise per vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”

Prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Tirane do te kryeje nje hetim te plote dhe te thelluar per te qartesuar nese ndodhemi para nje rasti sporadik apo para nje skeme te mirefillte perfitimi nga personeli mjekesor apo ndihmes ne kurriz te te semureve me semundjen COVID 19 duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale kedo qe do te rezultoje i implikuar.

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.